Aktuale

Veseli-Selmanajt: Njëri nga hajnat je ti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vazhduar serish replikuar me deputetin e LDK-së, Driton Selmanajn, duke i thënë se mos të manipulojë me plagët e njerëzve dhe hajni sepse njëri nga ta është vet Selmanaj.

Veseli tha se gjatë këtij mandati do të ketë komision hetues për ShIK-un,

“E keni marrë zanat ShIK-u, do të ngiheni ShIK, do të shkojmë deri në fund në këtë mandat, edhe me komisionin hetues dhe media në mënyrë transparente, veç atëherë mos bëj ciu-ciu me u tërheq, qëndro deri në fund, mos manipulo me plagët e njerëzve dhe hajni sepse njëri nga ta je ti, shko padit ku të duash se je shpifës, i pa sjellshëm dhe pa dinjitet”, tha ai./KosovaPress/