Aktuale

Veseli reagon për sulmin në Siri, e quan tronditëse përdorimin e armëve kimike

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbështetur sulmin ushtarak ndaj Sirisë, të ndërmarrë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.

Pamjet e përdorimit të armëve kimike, Veseli i ka quajtur tronditëse.

“Kosova dhe populli i saj e mbështetë fuqishëm nismën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, kundër regjimit diktatorial të Asadit.

Imazhet e fundit të përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve kanë qenë tronditëse për gjithë botën e civilizuar. Populli i Sirisë meriton të jetojë në paqe.

Kjo ndërhyrje duhet të jetë fillimi i një ndërhyje ushtarake që përfundon me paqe për popullin e Sirisë”, ka shkruar ai./Indeksonline/