Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka replikuar në lidhje me fjalimin e deputetit Anton Çuni i cili tha se nuk dorëzohet derisa t’i sheh Thaçin dhe Veselin prapa grilave.
Pas përfundimit të fjalimit Veseli i tha: “Nuk e di a je duke folë si profet a si hero, s’të mora vesh asgjë, por megjithatë për këto çka fole flasim ku të duash dhe kur të duash”./KosovaPress/