Aktuale

Veseli: Punësimi është brengë e madhe edhe në Pejë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka shkruar në Facebook se në turin e dëgjimit ka ftuar ekspertët dhe bizneset që të japin ide, si të krijojnë vende të reja pune në Pejë.

Postimi i plotë i Veselit:

Punësimi është brengë e madhe edhe në Pejë, andaj në turin e dëgjimit ftova ekspertët dhe bizneset që të japin ide si të krijojmë vende të reja pune. Ata potencuan nevojën për investime në sektorin e turizimit, i cili ka potencial të jashtëzakonshëm për të rritur punësimin në tërë rajonin e Dukagjinit.