Aktuale

Veseli priti në takim delegatët e vitit 1990, u garanton mbështetje

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në takim përfaqësuesit e delegatëve të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, raporton Ekonomia Online.Veseli ka falënderuar delegatët për kontributin e dhënë duke shtuar se nuk ka material i cili mund të sjellë meritokraci dhe respekt për ta.

“Vlerësimi i delegatëve ka qenë i drejtë dhe ka përkuar me te drejtat e qytetarëve të Kosovës. Nuk ka kompensim material i cili mund te ia sjell meritokracin dhe respektin.

Jam shumë i lumtur që kemi pasur përkrahjen e plotë të grupeve parlamentare dhe të Qeverisë së Kosovës”.Sipas Veselit, benfitet për delegatët do të jetë i përhershëm dhe se përkrahja do të vazhdoj edhe në vitin 2018.Ilaz Ramajli, kryetar i kuvendit të 2 korrikut, duke falënderuar kuvendin dhe qeverinë për mbështetjen.Ai ka treguar nga 111 delegatë, 77 janë ende gjallë dhe 34 kanë vdekur.

Qeveria në mbledhjen e javës së shkuar ka marrë vendim që të ndajë 300 mijë euro për 111 delegatët e legjislaturës së viti 1990.Këta delegatë kanë certifikuar mandatin e deputetit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të datës 4 dhjetor 1999, të cilët kanë marrë pjesë në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datë 2 Korrik 1990 dhe me datën 7 shtator 1990 si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992.