Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një statusi në Facebook, ka ngushëllua familjet e viktimave nga vërshimet në rrethinën e Shkupit.
Në statusin e tij ai ka shkruar se Kosova është me familjet e të vdekurve në Shkup.
Ja postimi i tij i plotë:
Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave nga vërshimet në rrethinën e Shkupit. Në këto çaste të dhimbjes së thellë, ku ende disa qytetarë konsiderohen të zhdukur, populli i Kosovës dhe institucionet e saj janë me familjet e viktimave. Jam i bindur se fuqia e solidaritetit, ju jep forcë ta përballojnë këtë fatkeqësi dhe do të riktheni shpejt jetën në vendbanimet e shkatërruara. K.V.
/GazetaExpress/