Në hapjen e fushatës zgjedhore të PDK-së në Ferizaj, janë prezantuar kandidatët për asamble komuna dhe kandidati për kryetar të komunës, Agim Aliu.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se qeverisa gjashtë vjeçare e PDK-së në Ferizaj, ishte më e suksesshmja dhe pa asnjë aferë korruptive. Derisa ka pyetur çfarë kanë bërë të tjerët pos vendnumërimit.
Kreu i PDK-së tha se si në Ferizaj, por ehe gjithë Kosovën ka edhe shumë për t’u bërë. “Ajo çfarë i duhet Ferizajt dhe Kosovës, është zhvillimi ekonomik”, tha Veseli dhe shtoi se askush nuk mund të jetë më afër qytetarëve të Ferizajt, doktorëve, bizneseve, fermerit, pos Agim Aliut.
Veseli tha se PDK është ndryshimi dhe ka kërkuar të bashkohen rreth forcës së ndryshimit, raporton KosovaPress.