Aktuale

Veseli: PDK, e vetmja adresë për Mitrovicën dhe qytetarët e saj

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka takuar bashkë me kandidaten për kryetare të Mitrovicës Valdete Idrizi, studentë të Universitetit “Isa Boletini”, me të cilëve iu ka kërkuar përkrahje që me 22 tetor në krye të kësaj komune të vijë kandidatja e PDK-së në mënyrë që t’i japin zhvillim Mitrovicës.

Kreu i PDK-së u tha studentëve të Mitrovicës së sfidat që i presin ata janë tjera për dallim nga sfidat që ai dhe shumë të tjerë i patën në rininë e tyre.

Veseli iu tha studentëve se me 22 tetor mitrovicasit do të vendosin nëse do të trokasin në derë të shtëpisë së tyre apo në derë të shtëpisë së huaj. Pasi sipas tij, PDK, është e vetmja adresë politike e Mitrovicës dhe qytetarëve të saj për zhvillim dhe transformim të fuqishëm.

“Çka i duhet Mitrovicës me së shumti aktualisht, me shumë se me fol vetëm fjalë të mira vetëm për fushata elektorale, me së shumti i duhet zhvillim. Mitrovica, po a ka ndonjë qytet aktualisht, për Kosovën jam shumë i sigurt, për një zhvillim dhe transformim që duhet ta ketë të fuqishëm. Zakonisht qytetet ecin përpara, derisa qyteti ynë koha i kalon mbrapa….Mitrovica ka nevojë për zhvillim, me shumë se për fjalë, Mitrovica ka nevojë me shumë se një përcaktim politik, ka nevojë për një adresë politike, e këtë adresë politike barteni mesazhin në gjithë qytetin, është një adresë të cilën e ka natyrale, të cilën mund ta ketë shumë të fuqishme, mund ta ketë pjesë të transformimit të vet, të zhvillimit, të modernizimit, punësimit, ndërmarrësisë e shumë gjëra tjera, që ndërlidhjet me jetën e juaj kudo që jetoni, me fatin e juaj që lidhet me fatin e juaj akademik. E kjo adresë është pikërisht PDK-ja”, tha Veseli.

Ndërsa, kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka thënë se fokus i qeverisjes së saj do të jenë të rinjtë për të cilët do të krijojnë politika të përshtatshme që ata të gjenerojnë vende të punës.

Ajo para të rinjve mitrovicas ka akuzuar qeverisjen e kaluar se nuk ka bërë asgjë për qytetin, ndërsa është zotuar se do të qeverisë në mënyrën më transparente dhe efikase të mundshme, duke sjellë fonde të shumta në Mitrovicë.

“A e dini çfarë fuqie keni ju të rinjtë? A e dini se çfarë fuqie po më jepni mua? Do të thotë ne jemi vet fuqia dhe forca e ndryshimit që kemi me e sjellë Mitrovicën përpara. 6’30” Ju të rinjtë nuk jeni e ardhmja, por jeni e tashmja sepse do të investojmë në juve. Do të krijojmë aso politika që do të gjeneroni vet vende të punës. Në programin tonë përveç fondit për punësim, përveç bursave direkte, përveç qendrës inovative, programeve të shumta, ju do të përkraheni që gjithë atë potencial që e keni në shfrytëzim të vendit tonë keni me e realizuar. E di që për katër vite mrekulli nuk do të mund të bëjmë, por jam shumë e sigurt që do të buzëqeshni si sot. Unë iu garantoj se keni me qenë krenarë edhe ditën kur të fitoj, e njëjtë keni me qenë krenarë edhe mandatin tjetër kur ta vazhdojmë”, theksoi ajo.

Edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili për disa vjet ka qenë kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës, ka ftuar të gjithë që këtë herë ta mbështesin PDK-në edhe me shumë se në të kaluarën, pasi janë dëshmitarët me të mirë për katër vitet e qeverisjes së fundit, ku kanë qenë katër vite të mashtrimeve, të mos investimeve, stagnimeve, mos pune dhe katër vite të papërgjegjësie totale në udhëheqje. /kp