Kryetari i kuvendit të Kosovës pasi ka dal nga takimi i me ambasadorët e Quinit’it, ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media
Ai ka thënë se konferenca do të mbahet pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës e cila është paralajmëruar sot prej orës 12:00, raporton Gazeta Express.
Ai nuk ka pranuar të flas rreth asaj se çfarë është biseduar në takimin me ambasadorët dhe disa nga liderët e partive opozitare, duke lënë të nënkuptohet se këto do të thotë në konferencën e paralajmëruar për media.