Aktuale

Veseli – Opozitës: As me zor s’mundeni me na ndalë, do të flasim për Demarkacionin

Kadri Veseli gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit ka kërkuar nga opozita që t’i lejojë deputetët e pozitës t’i shprehin mendimet e tyre në lidhje me demarkacionin. Ai ka thënë se kësaj here as me zor nuk do të mund t’i ndalin.

“As me zor s’mundemi me dal. Mos ta qitni në pozitë të rëndë. Lejonani të flasim sepse jemi njerëz sikurse ju. A mund të na lejoni lirshëm të flasim lirshëm për demarkacionin – me na ndëgju çfarë po mendojmë dhe në fund me vendos”, ka thënë Veseli.