Kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë ka thënë që shpreson që legjislatura e gjashtë të jetë më efikase se legjislatura e pestë në mënyrë që ti shërbejë interesave të qytetarëve dhe t’i hap perspektiv euro-atlantike Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai ka paralajmëruar se nga data 26 do të fillojë regjistrimi i deputeteve e do të zgjat deri më 28 korrik.Sipas të parit të Kuvendit atmosfera në mbledhjen e kryesisë ishte e mirë dhe sipas tij të gjithë të gjithë.“Më 3 gusht ora 10 do të mbahet seanca konstituive.
Shpresoj që legjislatura e 6 do jetë ajo që dot do t’i shërbejë shtetit të Kosovës, dhe do të mendoj me shumë për qytetarin. Atmosfera ishte e mirë dhe të gjithë anëtarët ishin të kënaqur”, ka thënë ai.Ai nuk ka dashur që të komentojë nëse është kandidat për kryetar të Kuvendit, e as nuk ka dhënë përgjigje nëse koalicioni PAN i ka bërë numrat ose jo, raporton EO.Ndërkohë që sot ishte mbledhja e fundit e Kryesisë së Kuvendit e kësaj legjislature.