Aktuale

Veseli: Nuk do të lejojmë ftohjen e raporteve me ShBA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zgjedhur që nga vendlindja e tij, Mitrovica të ripërsëris qëndrimin se nuk do të lejohet ftohja e raporteve të Kosovës me ShBA-në.

Ai bëri këto deklarata me rastin e lansimit të Programit financiar (fondit) për Inovacion dhe Ndërmarrësi për financimin e Bizneseve fillestare – “Start-up”.

Në këtë rast, Veseli theksoi faktin se gati për një shekull Kosova ka pasur armik Serbinë, por me procesin përfundimtar të dialogut do t;i jap fund kësaj problematike dhe do të përfitojë ulesën në OKB.

“Procesi i dialogut do të jetë përfundimtar, nga i cili Kosovës do të merre ulësen e OKB-së. Ne Mitrovicën nuk e kemi as me shit, as me ble, e as me mbrojt vet. Ne duhet të respektojmë Kushtetutën e Kosovës. Vendimmarrja do të jetë në institucionet e Kosovës”, tha Veseli.

Sipas tij Kosova ka vetëm një orientim i cili është perëndimor.

“Ne nuk do të lejojmë ftohje me ShBA-në. Në njëjtën kohë është ekonomia e lirë e tregut dhe inovacionit e ndërmarrësia e cila do të zhvillohet në vend. Kosova është e të gjithë neve”, është shprehur Veseli./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli