Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, të cilin PAN-i pretendon ta zgjedh për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nëse do të votohet brenda ditës Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Haradinaj, ai do të ofrojë një kandidat tjetër për kryeparlamentar nga PAN-i.
Këtë deklaratë Veseli e bëri, gjatë një interviste të dhënë për RTK, deri sa diskutohej kundërshtimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe LAA-së ndaj kandidaturës së tij për kryeparlamentar.
“Unë i thërras publikisht, le të mbajnë fjalën, që brenda ditës së nesërme lë të dalin e të thonë se Kadri Veseli është pengesë, unë për hir të institucioneve dhe të Kosovës do ta ofroj një kandidat tjetër për kryeparlamentar, por në të njëjtën ditë ta votojnë Qeverinë e Kosovës dhe Ramush Haradinajn për kryeministër”, tha Veseli.
Ai po ashtu ka akuzuar Vetëvendosjen dhe LDK-në ka një çerdhe e të korruptuarave, të manipulatorëve.
Ai ka ftuar partitë politike që të angazhohen në agjendën ekonomike evropiane, ndërsa ka theksuar se nuk do të lejojnë që vendi të futet në krizë politike.
“Kosova nuk do të futet në krizë politike, Kosova do të futet në agjendën evropiane”, tha Veseli, transmeton KosovaPress.