Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka pritur në takim ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Nicholas Abott.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se Kosova dhe Britania kanë bashkëpunim strategjik mes vete, shkruan lajmi.net.
Veseli po ashtu ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për luftimin e korrupsionit në shoqëri.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Sot e prita ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott. Kosova dhe Britania e Madhe kanë bashkëpunim strategjik jashtëzakonisht të mirë. Pa mbështetjen e miqve tanë perëndimorë, Kosova nuk do të mund të konsolidohej as në rrafshin e brendshëm dhe as në atë ndërkombëtar. Ne mbesim të përkushtuar që ta forcojmë sundimin e ligjit dhe ta luftojmë korrupsion në shoqërinë tonë. Ambasador Abbott, mirë se erdhe në Kosovë! /Lajmi.