Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, e ka quajtur lajm të mirë rrëzimin e murit në veri., derisa ka siguruar të gjithë qytetarët se nuk do të këtë më mure në Kosovë, e as në veri.
Ai ka siguruar qytetarët se nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve në Mitrovicë, qytet për të cilin ka thënë se nuk dihet të ndahet në jug e veri .
Kryeparlamentari ka kërkuar nga qytetarët që të mos bien e pre e atyre të cilët abuzojnë politikisht me murin.
Veseli foli edhe për krijimin e Forcave të Armatosura, për të cilat tha se shumë shpejt do të ndodhë formimi i ushtrisë dhe se kjo tashmë është realitet. /KP