“Ju keni ardhur në Javën e Gruas, por a e dini çfarë ofendimi i keni bërë një grua e cila është deputete e Kuvendit të Kosovës. Si e ndini vetën qe e keni ofenduar deputetën e Kosovës”, ka qenë pyetja e njërës nga gratë pjesmarrëse në këtë organizim.
Edhe në këtë rast, Kadri Veseli nuk i është përgjigjur pyetjës konkrete por ka filluar të flas për veshtirësitë dhe situata e pakëndshme që ka pasur prej kur është bërë kreyparlamentar. E pastaj ka folur për situatat e veshtira gjatë kohës së protestave me gaz lotsjellës të opozitës.
Madje edhe pse ai vetë ishte protagonist i pakujdesisë dhe ofendimit edhe në këtë rast u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarve të jenë të kujdeshshëm dhe të matur.