Kryeparlamentari Kadri Veseli me rastin e 17 vjetorit të Policisë së Kosovës ka ururar të gjithë pjesëtarët e PK-së.
Veseli e ka cilësuar Policinë e Kosovës si një nga institucionet më të besueshme të sigurisë në Kosovë, shembull edhe për vendet e rajonit.
“Në këtë ditë të shënuar, jemi pranë familjeve të policëve të rënë në detyrë. Ata ranë në shërbim të atdheut, në shërbim të së ardhmes sonë euro-atlantike”, ka thënë Veseli./GazetaExpress/
Tags:Kadri Veseli