Aktuale

Veseli: Muri do të rrënohet ose nga ata që e kanë ndërtuar ose nga ne

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se nëse muri nuk rrënohet brenda një kohe të caktuar në mirbesimbesim, atëherë do të intervenojnë si institucione dhe murin do ta rrënojnë.

Ai duke folur në debatin për murin në veri të Mitrovicës, ka thënë se muri në Mitrovicë duhet të jetë një kambanë për bashkësinë ndërkombëtare se si pas gjashtë viteve dialogu, po shpërblehen angazhimet korrekte të institucioneve tona.

Shëmtia sipas tij fillojë bllokadën e urës, vazhdoi me shëmtinë tjetër në park dhe në fund me një marre që ka qenë muri.

“Kjo jo vetëm që është e papranueshme por është një turp. Kjo na kthen në pikën zero, e humb kuptimin e procesit të dialogut për çka ne jemi shumë të përkushtuar “,  tha Veseli.