Aktuale

Veseli: Mos të krijojmë paqartësi në këtë tragjedi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, lidhur me tentimin për seancë të jashtëzakonshme për vdekjen Astrit Deharin, ka deklaruar edhe një herë se nuk është e ndershme që me tragjedi të tilla të krijojmë situata paqartësie.

Veseli tha se ky është shtet dhe t’ia lëmë hapësirën institucioneve përgjegjëse që të merren me rastin.

Ai u ankua që përfaqësuesit e VV vetëm kanë shfrytëzuar foltoren e Kuvendit por nuk kanë hyrë në mbledhjen e kryesisë për t’i shqyrtuar brengat që kanë./KosovaPress/