Aktuale

Veseli-Minxhozi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi me të cilin ka biseduar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimin midis dy vendeve dhe në funksion të rrugëtimit sa më të shpejt euro-atlantik.

Duke e përgëzuar kryeparlamentarin Veseli për mënyrën e menaxhimit të Kuvendit gjatë mandatit të kaluar, ambasadori Minxhozi e uroi kreun e Kuvendit të Kosovës për rizgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart proceset e fundit zgjedhore në Shqipëri e Kosovë dhe ndërtimin e institucioneve demokratike në shtetet respektive.