Aktuale

Veseli, mesazh kriminelëve serbë: Do t’ju kapim të gjithëve edhe brenda në Serbi

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes një konference për media, ka thënë se shteti i Kosovës, do t’i ndjek kriminelët serbë që kanë kryer krime në luftën e fundit në vend.

Veseli u shpreh se krimet e Serbisë në Kosovë, janë të përmasave të gjenocidit.

Ai u zotua se do të themelohet një Tribunal Special për krimet e Serbisë në Kosovë.

“Krimet serbe në Kosovë janë të përmasave të gjenocidit. Kanë kaluar dy dekada, aspak nuk është bërë në krejt drejtim. Drejtësia ndërkombëtare se ka bërë punën e vetë për krimet serbe”.

“Serbia i ka ditë dhe i din secilin krim që është kryer në Kosovë. Unë e kam marrë iniciativën që do të rezultojë me krijimin e një gjykate ndërkombëtare për masakrat që i ka kryer Serbia, në vitet 1998-1999, dhe krijimi i saj është i domosdoshëm”, ka thënë Veseli.

the authorBurbuqe Metolli