Kryetari i ri i Kuvendit, Kadri Veseli, si lider i koalicionit PAN, e ka nominuar Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.
Ai ka thënë se orientimisht të shtunën do të bëhet votimi i qeverisë së re.
“Unë edhe si prijës i koalicionit PAN e mandatoj Ramush Haradinajn për kryeministër të ardhshëm të vendit. Orientimisht votimi do të bëhet të shtunën”, ka thënë Veseli./Zeri/