Kryeparlamentari Kadri Veseli ka uruar Ditën e Flamurit Kombëtar dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Ai në urimin e tij, haptazi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ardhmen e tyre ta shohin në Kosovë.
“Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së. Qoftë simbolika e kësaj ditë të shënuar, një thirrje për të gjithë ne shqiptarët, që lumturinë ta ndërtojmë ne trojet tona e mos ta kërkojmë në dhe të huaj!”, ka shkruar Veseli në facebook.