Kryeparlamentari Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit tha se Kosova duhet ta përfundoj çështjen e shënimit të kufirit me Malin e Zi dhe se kjo çështje nuk është partiake por shtetërore. Ndërsa tha se kjo çështje do të procedohet në Kuvend menjëherë pasi që të vjen në kryesi nga Komisioni për Punë të Jashtme. Ai tha se me vonesa të tilla vetëm sa po dëmtohet perspektiva e vendit dhe integrimeve euroatlantike.
“Nuk është çështje sa vota i ke sa si ke. Kosova duhet t’i ketë votat me përfundu çështjen e shënjimit të kufirit…Në fund të fundit, unë bart një qëndrim politik që është shumë në interes të vendit tonë dhe për këtë të jetë për mbamendje. Mund sot të konsiderohet qëndrim pak a shumë që i humb votat. Unë jam dhe kryetar i partisë . Mbanë mend që ka mundësi që edhe dhjetë vite do ta bllokojmë Kosovën tonë dhe t’i japim pretekst atyre, që e përdorin çështjen e shënjimit të kufirit vetëm pretekst mos me ec përpara në çështjen e integrimeve euratltanike dhe do të mbesim në këtë gjendje në të cilën jemi. Nuk i duhet Kosovës kjo. Kjo është ajo që jemi shtet sovran duhet të marrim vendime që janë në interes të qytetarëve. Nëse me pyetni dhe njëherë se ku do të mbrohet kufiri për mua si shqiptar po e lëmë pjesën politike, do të mbrohej nuk ës htë qëndrim politik ky, por nëse shkojmë në qëndrim emocional do të mbrohej në Ulqin dhe në Shkup. Leni ato pallavra me maja të kodrave cilat janë nuk dua të ndalem aty. Jemi duke e dëmtuar një krijesë që është shtet i pavarur dhe sovran.. Nuk është shaka kjo. Nuk janë emocionale si shqiptar qëndroj emocionalisht te Shkupi ku kanë qenë kryengritësit tanë në 1911”, tha ai.
Por VV mbetet e palëkundur në qëndrimet e veta. Albulena Haxhiu thotë se komisioni dhe dje dëshmoi se Kosova po humb territor dhe se VV do të votoj kundër kësaj marrëveshje. Ndërsa thotë se ende nuk e kanë të qartë se çfarë po pretendon kryeministri Haradinaj të bëjë me këtë çështje, të cilën dikur e kishte kundërshtuar. Ndërsa thotë se kryesia e VV-së do t’i diskutoj të gjitha detajet sa i përket mënyrës së kundërshtimin të kësaj marrëveshje.
“VV asnjëherë nuk do ta jap votën për këtë marrëveshje. Madje duhet ta sqaroj zoti Haradinaj se çka ka pasur për qëllim që e ka proceduart këtë marrëveshje në Kuvend të republikës. sa i përket raportit ne ende se kemi për ta diskutuar dhe enalizuar por ajo që dihet me siguri se edhe në këtë raport përfshihet se Kosova ka humbur territor..tani ne kemi pritur që z haradinaj si një njeri që ka qenë kritiku më 8i madh të tërhiqet në momentin e parë nga marrëveshja versioni aktual. Nuk e ka bërë një gjë të tillë. Siç duket vetëm për postin e kryeministrit këta njerëz janë në gjendje të lëshojnë pe dhe për çështje kaq të rëndësishme dhe sigurisht që kjo është shqetësim dhe i papranueshëm për VV-në“, tha ajo..
E qëndrim të njëjtë për demarkacionin mban dhe Partia Nisma për Kosovën. Shefi i Grupit parlamentar të Nismaës Bilall Sherifi, thotë se ata janë kundër kësaj marrëveshje dhe se do të ishte hipokrizi që tani që janë pjesë e qeverisë të ndryshonin qëndrim. Ndërsa thotë se është mirë që kjo Qeveri po e sjellë marrëveshjen në Kuvend , para deputetëve në mënyrë që ata të vendosin për fatin e saj.
“Nisma vazhdimisht e ka bërë të qartë, që një marrëveshje për të cilën pa e ndryshuar asnjë germë në opozitë kemi qenë kundër. Dhe tani nga prizmi i pushtetit ta votojmë Për do të ishte hipokrizi, tallje për dy vite e gjysmë bllokim. Ne vazhdojmë të besojmë që versioni aktual i nënshkruar nga ish ministri i jashtëm Thaçi në qeverinë Mustafa është i papranueshëm dhe si i tillë duhet të rrezohet në kuvendin e Kosovës.. Si e komentoj faktin si partneri i koalicionit e përkrah marrëveshjen. Unë mund veç t’i referohem të kaluarës. Ata e kanë nënshkruar dhe ata nëse nuk e përkrahin një marrëveshje të cilën e kanë nënshkru. Do të ishte mrekulli por mrekullitë nuk ndodhin në këtë vend..Ne me dallime kemi hy në koalicion parazgjedhor, me dallime kemi vazhduar fushatën me dallime e kemi formuar qeverinë sa i përket këtyre çështjeve të mëdha. Këtu nuk kemi diçka për tu befasuar si një koalicion nuk ka qëndrim unik për një çështje. Nuk mund të kemi qëndrim unik, për të cilin nuk kemi pas as kur kemi hy në Qeveri. Nga 37 në 22 ranë ata që ishin për demarkacionit”, tha ai.
Ndryshe në mbledhjen e kryesisë në të cilën nuk ishte pikë e rendit të ditës demarkacionin, u diskutua për caktimin e komisionit i cili merret me MSA-në.
Deputetja Albulena haxhiu tha se Veseli ka kërkuar që ççështja e MSA-së t’i kaloj Komisionit për Integrime Evropiane, gjë që është kundërshtuar nga partitë opozitare, e cila ka kërkuar që ky komision të udhëhiqet nga opozita.
“Nga Kadri Veseli është propozuar që këtë komision, pra puna e zbatimit të MSA-së të zhvendoset tek komisioni për integrime evropiane. Kjo është kundërshtuar dhe nga VV dhe LDK . Sepse qëllimi kryesor që po duan që zbatimi i marrëveshjes për MSA të jetë në kompetencë të komisionin për integrime është pikërisht se sepse ky komision udhëhiqet nga PDK ja”, tha ajo./KP