Aktuale

Veseli: Kushtetuta e Kosovës, identiteti i shtetit tonë të pavarur dhe sovran

Kryeparlamentari Kadri Veseli, në shënimin e nëntë vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, ka deklaruar se koncepti dhe emri “kushtetutë” është i lidhur aq shumë me përpjekjet e gjata të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është identiteti i shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Është dokument themelor i vizionit tonë euro-atlantik”.

Veseli, në fjalën e tij, është shprehur se Kushtetuta e Kosovës ngërthen në vete parime prej të cilave asnjëherë nuk do të hiqet dorë, siç janë sovraniteti i popullit, sovraniteti i ligjit, e sovraniteti i individit.

“Të tri këto parime: legjitimiteti demokratik i qeverisjes, sundimi i pakompromis i ligjit, garantimi i plotë i lirive dhe të drejtave të njeriut, formojnë ambientin e domosdoshëm për zhvillimin e ekonomisë së tregut të lirë”, ka deklaruar ai, raporton “Zeri.info”.