Aktuale

Veseli: Kur erdhi dita për pushtet, Kurti e harroi edhe flamurin kombëtar

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, e ka nisur me kritika të forta karrierën e tij prej deputeti opozitar, duke e paralajmëruar Kurtin se do t’i kërkojnë llogari për çdo gjë.

Veseli ka thënë se kjo qeveri do të jetë qeveri e karrigeve dhe jo një qeveri që do të mendojë për qytetarët.

“Sot po votohet me katër muaj vonesë qeveria e re. Që nga 6 tetori s’pamë përpjekje serioze për qeverinë. Një qeverisje e ortakëve që flasin për karrige e që s’mendojnë për qytetarë e shtet. VV dhe LDK kanë zhgënjyer qytetarët ende pa ia nisur”, ka thënë Veseli në fjalën e tij në Kuvend.

Veseli gjithashtu ka komentuar deklarimet e Kurtit se do ta respektojë opozitën, megjithatë i  ka thënë se s’mund t’i bëjë bashkë 23 vjet opozitarizëm, sepse duhet bërë dallimin mes kohës së Millosheviqit, Rugovës e Hashim Thaçit.

“E vlerësoj adresimin e fundit të kandidatit të kryeministrit. Është mirë me e respektua opozitën. Aq më shumë Kuvendin. Edhe pse mbani pak përshtypje fjalimi. Një vërejtjeje, nuk është mirë me e mbështjellë në një kohë 23 vjet opoizitarizmin, e me e be dallimin mes pushtetit të Millosheviqit, Rugovës e Hashim Thaçit”, ka thënë Veseli.

Tutje Veseli ka thënë se gjatë kohës së luftës me Serbinë, Albin Kurti ishte dorëzuar ndërkohë thotë se Kosovën më pas e ka luftuar më vrazhdë sesa regjimin e Millosheviqit.

Kreu i PDK’së gjithashtu ka thënë Kurtit se po bëhet kryeministër i një Kosovë që nuk e njeh e që nuk e ndjen.

 “Sot Kosova është i pavarur dhe sovran, shtet që t’i Albin Kurti as nuk e njeh e as nuk e ndjen. Ne s’kemi qenë të përkryer por kurrë nuk i kemi ikur përgjegjësisë. Ti ke sulmuar institucionet e policët më të mirë. Ke përbuzur edhe flamurin e Kosovës. Por kur erdhi dita për pushtet e harrove edhe flamurin  kombëtar, ta qiti Ganja”, ka shtuar tutje ish-kreu i Kuvendit.

Veseli ka thënë që nuk do të rrinë duarkryq dhe që do të kërkojnë llogari./Express/

the authorGazetaKNN