Aktuale

Veseli: Kosova ka nevojë për përvojën e Austrisë

Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka pritur sot një delegacion të lartë të Austrisë me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike në vend, integrimt evropiane të Kosovës, investimet e huaja dhe krijimin e vendeve të punës përmes investimeve austriake në Kosovë.

Pjesë e delegacionit të Autrisë ishin rreth 30 zyrtarë të lartë të Grupit të miqësisë Kosovë-Austri, biznesmenë, mjekë, profesorë, të cilët e falënderuan shefin e Kuvendit për mikëpritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët të dy vendeve.

Veseli tha gjatë takimit se Kosova ka bërë reforma dhe është duke vazhduar ato në fushën e ekonmisë, për t`i hapur rrugë më të shpejt zhvillimit dhe transformimit të ekonomisë e cila mundëson më shumë investime të huaja që ndikojnë ne punësim të qytetarëve.

Kreu i Kuvendit poashtu tha se Kosova ka shumë nevojë për përvojën austriake në gjitha fushat, për të ecur vendi më shpejt në rrugën e zhvillimit ekonomik, transmeton Klan Kosova.