Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve ka kërkuar që kjo plagë e madhe për Kosovën të mbyllet sa më parë.
Veseli është shprehur se është obligim i të gjithëve që të punojnë më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Kreu i PDK’së, ka kërkuar që autorët e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar.
Ky është postimi i plotë i Veselit:
Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve e gjen Kosovën me dhimbjen e saj të madhe. Kjo plagë e madhe e luftës, e cila vazhdon të rëndojë mbi ne, duhet mbyllur sa më parë dhe ky duhet të jetë obligim i të gjithëve. Të gjithë ata që i kanë shkaktuar këto dhimbje të mëdha popullit të Kosovës, duhet të marrin përgjigjen e merituar.