Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në fjalën e tij para deputëteve lidhur me gjendjen e ajrit në Prishtinë, se aryseja kryesor e ekësaj seance është gjendja alarmante e ambientit.
Veseli thotë se ai ndanë shqetësim bashke me qyettarët për gjendjen e ajrit dhe se si sintucioni me i lartë i vendit, ata duhet të marrin masa për përmirësimin e gjendjes në vend.
Veseli ka shtuar se deputët sot duhet të tregohen më shumë prind të fëmijëve që mund të preken nga ky ajr, e më pak si partiak politik, raporton Indeksonline.
“Duke ndarë shqetësimin me qytetarët lidhur me gjendjen alaramente të ambientit në kryeqytet është inicuar kjo seancë e jashtëzakonshme.Motivi i kësaj seancë është i qartë, si institucioni më i lartë në vend, nuk mund të rri indiferend ndaj krizës ambientale që ka përmasa shqetësuese dhe rrezikon jetën e shendetit të qytetarëve. Përmes kësaj seancë, të bëjm debat të jepim kontribut për përmirësim të gjendjës së rënd. Kjo seancë lë ta na bashkoj e jo të ndajë. Jemi pjesë direkte, jo vetëm për përmirësim të strategjisë aktuale për ajrin, por edhe të jemi implementues në rolin e tonë si mbikqyrës. Shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se interesi partiak. Të dalim me një rezolut, me hapa konkret për përmirësimin e kësaj gjendje. qytetarët presin nga ne për të dal nga kjo gjendje e rënd ambientale” ka thënë Veseli.
Ai tha më tej se është e domosdoshme që të përmirësohen politikat e deritashme mjedisore lidhur me cilësinë e ajrit.
“Të krijohet buxheti veçantë për përkrahjen e investimeve të qytetarëve dhe bizneseve, me të cilat ulen shpenzimet e jetesës dhe rritet cilësia e shëndetit, duke investuar në izolimin e shtëpive dhe ndërtesave të pa-izoluara në Kosovë. Për këtë, kemi edhe projektin amerikan të MCC-së, i cili ka ndarë 22 milionë dollarë, ndërsa konsideroj që edhe Qeveria e Kosovës duhet t’i ndajë 30 milionë euro për këtë qellim”, ka thënë Veseli. Ai po ashtu ka propozuar mbështetjen buxhetore për zhvillimin më të shpejtë të zgjerimit të projektit të ngrohjes përmes koogjenerimit.