Aktuale

Veseli: Javën e ardhshme mund të emërohet ministri i integrimeve

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka paralajmeruar në mbledhjen e këshillit kombëtar për integrim evropian se në konsultim me kryeministrin javën e ardhshme do të emërojnë ministin dhe zëvendësministrin e Integrimeve Evropiane.

Gjatë këtij takimi Veseli foli për procesine liberalizimit të vizave dhe ka drejtuar kritika ndaj BE-së e cila sipas Veselit padrejtësisht po mbanë 1.7 milionë kosovarë të izoluar

Ai tha se diskriminimi i BE-së për izolimin e kosovarëve ka ardhur si pasojë e përcarjes së klasës politike sepse sic tha ai “po te ishim ne te bashkuar ata do te na trajtonin më mirë”.