Aktuale

Veseli i lumtur që iniciativa për Tribunalin mori drejtimin e duhur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njiherit i PDK-së, Kadri Veseli, është shprehur i lumtur pasi Kuvendi ka votuar një komision i cili do të merret me iniciativën e tij për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar.

Kreu i legjislativit ka falënderuar deputetët për pjesëmarrjen në këtë komision, derisa e ka quajtur të pashmangshëm dhe të domosdoshëm themelimin e Tribunalit.

“Jam shumë i lumtur që Kuvendi i Republikës së Kosovës sot i dha drejtimin e duhur iniciativës për ngritjen e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, duke votuar një komision konsensual që do të merret me këtë nismë dhe me rekomandimet tjera për Muzeun e Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit dhe shpalljen e Ditës së Gjenocidit. Falënderoj të gjithë deputetët. Ky Tribunal është i domosdoshëm, i pashmangshëm dhe ai do të ndodhë”, ka theksuar Veseli. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli