Aktuale

Veseli flet për takimin e dy qeverive, beson që marrëveshjet e nënshkruara të gjejnë zbatim të menjëhershëm

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka përshëndetur punimet e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Veseli ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjeve që forcojnë lidhjet tona ekonomike, arsimore, kulturore dhe në shumë fusha të tjera janë një zhvillim pozitiv për qytetarët.
Veseli ka thënë se beson që këto marrëveshje do të gjejnë zbatim të menjëhershëm dhe efikas, e jo të mbeten vetëm pjesë e diskursit publik.

“Unë besoj se këto marrëveshje, por edhe të tjerat që do të nënshkruhen në të ardhmen, do të gjejnë zbatim të menjëhershëm dhe efikas, e jo të mbesin vetëm pjesë e diskursit tonë publik.

Vetëm duke bashkëpunuar ngushtë me njëri-tjetrin, duke ndihmuar njëri-tjetrin, duke promovuar bashkë vlerat tona, ne ndërtojmë një jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe një të ardhme më të ndritur për gjeneratat e reja”, ka shkruar Veseli në Facebook.