Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka përshëndetur deklaratën e përbashkët të arritur ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me shtetin fqinj, raporton Gazeta Blic.
“Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Postimi i plotë i Veselit:
Lajm shumë i mirë arritja e konsensusit nacional për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo pjekuri politike duhet të na përcjellë edhe në vendimet tjera të mëdha për vendin. Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit.