Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka kujtuar ka kujtuar me rastin e 21 vjetorit të rënies, dy figurat e mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, që sipas tij, përfaqësojnë figurat tipike të luftëtarëve të lirisë.
“Heroizmi i Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, dy figurave të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfaqësojnë figurat tipike të luftëtarëve të lirisë, ne bashkëluftëtarëve dhe popullit tonë, na jep gjithmonë shumë krenari”, ka thënë Veseli.
Ai kujtoi se bashkë me Fehmiun dhe Xhevën, para 21 vjetësh, trimërisht në fushën e nderit ra edhe Fatime Hetemi, që sot shpallet “Hero i Kosovës”.
“Fehmiu, Xheva, Fatimja dhe çdo dëshmor janë frymëzim dhe motiv për ne, për të punuar më shumë dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë në atdheun tonë”, është shprehur lideri i PDK-së.