Aktuale

Veseli: E pakuptimtë mos heqja e vizave për Kosovën

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se është e pakuptimtë mos heqja e vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian.

Kështu ai tha në shënimin e 60 vjetorit të Luftës për Liri dhe Revulucionit Hungarez.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz ka thënë se populli i tij dhe kosovarët kanë shumë të përbashkëta sikurse që është lufta për liri e pavarësi.

Ambasada e Hungarisë në Kosovë e ka shënuar 60 vjetorin e çlirimit të këtij shteti, ku u tha se viti 1956 e tërhoqi vëmendjen e gjithë botës.

Markusz, tha se në atë kohë Hungaria u rilind.

Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se revolucioni hungarez është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në Evropën juglindore.