Aktuale

Veseli e Mustafa në takim me Ambasadorin Delawie

Para fillimit të mbledhjes së Qeverisë në të cilën pritet që temë kryesore të jetë shqyrtimi i Marrëveshjes së Demarkacionit Kosovë – Mali i Zi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa janë në takim me zyrtarë të Ambasadës amerikane në Kosovë.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po mban takim me Mustafën e Veselin në ambientin e Parlamentit pak para nisjes së mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, e cila është shtyrë.