Naim Bazaj i është rikthyer Partisë Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i kësaj partie, Kadri Veseli, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
Veseli e ka kthyer në bazë Bazajn – që ditë më parë u paraqit si kandidat i pavarur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, para se të tërhiqte kandidaturën e tij sot – për ta mbështetur bashkë Ramiz Lladrovcin për Kryetar të Drenasit.
“Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme pritja dhe përkrahja që na dhanë sonte qytetarët e Drenasit për kandidaturën tonë të përbashkët Ramiz Lladrovci. Bashkë me Naim Bazajn, i cili na u bashkua sot, vazhdojmë për t’i garantuar Drenasit perspektivë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social.
“Zgjedhjet në Drenas më 4 dhjetor do të konfirmojnë fuqinë dhe unitetin e PDK-së në gjithë Kosovën”, është shprehur i bindur Veseli. /Express/