Aktuale

Veseli dënon sulmet iraniane kundër forcave amerikane

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar ashpër sulmet iraniane kundër forcave amerikane dhe aleatëve të tyre.

Veseli, ka thënë se ky është një akt I rëndë agresioni ndaj ShBA-ve, Irakut dhe paqes e stabilitetit ndërkombëtar, përcjell FaktePlus.

“Dënoj sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak duke e konsideruar një akt të rëndë agresioni ndaj SHBA-ve, Irakut dhe paqes e stabilitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, Kosova, si gjithmonë qëndron përkrah ShBA-ve, në luftën e saj kundër terrorizimit si dhë në misionin human për një botë të lirë, demokratike e paqësore.

“Shumë qytetarë tanë janë duke punuar në këto bazat të aleatit tonë dhe prandaj ne ndihemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë e tyre. Institucionet e Shtetit duhet të kenë vëmendjen e plotë në situatën në të cilën ndodhen ata. Kosova, si gjithmonë, qëndron përkrah SHBA-ve, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe në misionin human për një botë të lirë, demokratike e paqësore”, ka thënë ai./FaktePlus