Aktuale

Veseli: Clinton bëri historinë

I pari i Kuvnedit, Kadri Veseli nëpërmjet Facebook’ut ka shkruar për pjesëmarrjen e tij në Konventën e Partisë Demokratike të SHBA’ve.

Veseli ka shkruar se Clinton bëri historinë, duke u bërë kandidatja e parë femër për presidente të Shteteve të Bashkuara.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:

“Pjesëmarrja në Konventën e Partisë Demokratike të SHBA-së ishte një përvojë e jashtëzakonshme, pasi mikja e madhe e Kosovës, zonja Hillary Clinton bëri historinë, duke u bërë kandidatja e parë femër për presidente të Shteteve të Bashkuara. Zonja Clinton, por edhe tërë kombi amerikan, në etapa të ndryshme të historisë kanë treguar se janë miq dhe aleat të shqiptarëve gjithandej ku jetojnë. Vendi ynë do të jetë përherë krenar dhe do të kultivojë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. K.V”, ka shkruar Veseli në Facebook