Lideri i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli tha në Drenas se me Fillimin e Ri askush nuk mund ta dënojë UÇK-në.
Kreu i PDK-së shtoi se do të angazhohen fort pas 11 qershorit për fuqizimin e shtetit, derisa tha se Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik.
“Do të punojmë fuqishëm që pas 11 qershorit Kosova jonë të ec përpara, e ajo çka I duhet më së shumti Kosovës sonë aktualisht është zhvillimi ekonomik, fuqizimi i ndërmarrësve, fuqizimi dhe përkrahja e tyre në mënyrën që të prodhojnë të mira material në të njëjtën kohë të punësojnë të rinjtë tanë , do të fuqizojmë fermerët, do të ketë investime në sektorin e bujqësisë ….”, tha Veseli.
Veseli tha se fuqizimi i ndërmarrësve, rinisë dhe grave, do të jetë prioritet sepse ky është edhe fokusi i Fillimit të Ri.
Ai shtoi se qytetarët e Drenicës kanë vota mjaftueshme për PDK-në që t’i sjellë të gjithë kandidatët e Drenicës në Kuvend.
Ndërsa nuk la pa përmendur edhe Vetëvendosjen, e cila sipas tij ka pranuar shtetin e Kosovës vetëm sa për të ardhur në pushtet.
“Masi na ka njoftë Vetëvendosje ka me na njoftë edhe Kina e Rusia…….. Veç për me hy në pushtet Vetëvendosja e ka njohur shtetin e Kosovës edhe i kanë ngjitur kollaret”, tha Veseli.
Para qytetarëve të Drenasit ka folur edhe kryetari i degës së PDK-së në Drenas,i cili është i sigurt që orientimi i gjeneratave të reja është me PDK-në.
Ai theksoi se e veçanta e këtyre zgjedhjeve është se kësaj radhe votojnë edhe bashkëmoshatarët e fëmijëve Deliu dhe Pokleku, të cilët u vranë gjatë luftës në Kosovë.
“Në të gjitha zgjedhjet që prej themelimit, PDK-ja në Drenas ishte forca e parë politike si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në zgjedhjet qendrore….Në këto zgjedhje, për dallim prej 2014-ës, janë edhe tri gjenerata që do të votojnë për herë të parë. Unë jam I sigurt që orientimi I gjeneratave të reja është me Fillimin e Ri. Por, ajo që është edhe më e veçantë është se do të votojnë bashkëmoshatarët e familjes Delijaj. Bashkëmoshatarët e fëmijëve Pokleku. Besoj se kjo ka një domethënie edhe më të veçantë edhe për Partinë Demokratike në Drenas. Neve sot na mungojnë shumë miq, bashkëluftëtarë dhe familjarë. Por, ne e kemi një të drejt të cilën nuk e patën shumë breza. Ne e kemi lirinë. Lirinë për të votuar, lirinë për të formuar institucione, lirinë për ta formuar shtetin e Kosovës, lirinë për ta ndërtuar të ardhmen tonë të sigurt”, u shp reh Demaku.
Ai tha se fuqia e PDK-së qëndron në shtrirjen e saj, shtrirje kjo e cila mbulon gjithë territorin e Kosovës.
Ndryshe, për atë se koalicionit PAN po i thonë edhe koalicioni i madh, Demaku u shpreh se është PDK-ja ajo që ia jep këtë epitet.
PDK ka mbajtur fushatë zgjedhore në Fushë Kosovë dhe një tjetër në Rahovec. /kp