Aktuale

Veseli: Akuzat nga Beogradi kundër Haradinajt janë të papranueshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur solidarizim me Ramush Haradinajn, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij, duke i siguruar se të gjithë janë pranë tij dhe institucionet e Republikës së Kosovës do të angazhohen për lirimin e tij.

“Me keqardhje mësova për zvarritjen e marrjes së vendimit nga gjykata franceze për bashkëluftëtarin Ramush Haradinaj. Akuzat nga Beogradi kundër Haradinajt janë të papranueshme. Me këtë rast, solidarizohem me Ramushin, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij, duke i siguruar se të gjithë jemi pranë tij dhe Institucionet e Republikës së Kosovës do të angazhohen për lirimin e tij”, ka shkruar Veslei në Facebook./KosovaPress/