Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli, ka vlerësuar Agolli ishte mjeshtër i rrallë i poezisë dhe prozës letrare.
“Agolli ishte mjeshtër i rrallë i poezisë dhe prozës letrare, por edhe një intelektual që në angazhimin e tij politik transmetonte gjithmonë urtësi, humanizëm dhe mendime vizionare për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe kudo që ata jetojnë”, ka shkruar Veseli në Facebook./KosovaPress/





















