Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.
Pas konfirmimit të lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit të parë të vendit, telegrame ngushëllimi erdhën nga të gjitha anët, shkruan Gazeta Express.
Përveç politikanëve, janë edhe artistët ata të cilët po shprehin ngushëllime për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepit.
Këngëtarja Vesa Luma përmes rrjetit social ‘Facebook’, i ka shprehur ngushëllime familjës së tij.
‘Ngushëllimet me te sinqerta familjes! Z. Bajram Rexhepi mbi te gjitha, ishte një inspirim i forcës e i vullnetit për jetën! I përhershëm qoftë kujtimi për ty!’, ka shkruar Luma në Facebook. /GazetaExpress/.