Shtatëdhjetë e gjashtë persona kanë humbur jetën dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar në ditët e fundit në Sudan si pasojë e vërshimeve dhe shirave të mëdhenj.
Ministri i Mbrendshëm sudanez, Ismat Abdelrahman, ka thënë se 13 nga 18 provincat e Sudanit janë prekur nga vërshimet, përcjell Express.
Uji në lumin Nil është në nivelin e tij më të lartë në më shumë se një shekull, i shtuar nga shiu i madh në shumë pjesë të vendit të Afrikës Lindore.