Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashi, ka akuzuar qeverinë aktuale të kësaj komune për keqmenaxhim, papërgjegjësi e korrupsion pas bllokadës të shaktuar në kryeqytet si rezultat i vërshimeve atmosferike.
Abrashi, akuzon drejtuesit e komunës së nuk i kanë mirëmbajtur që 4 vite rrugët që sot u bllokuan si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.
“Mirëmbajtja ditore e sezonale është detyrim ligjor. Problemet nuk zgjidhen me ankesa kronike e me ndërhyrje politike, por me punë e angazhim”, ka thënë ai përmes një reagimi në “Facebook”./Lajmi.net/