Aktuale

Vërshimet ne Maqedoni: Qeveria u ndan nga 5 mijë euro familjeve të viktimave

Ka përfunduar mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë së Maqedonisë, pas vërshimeve të së shtunës të cilat lanë pas një bilanc tragjik prej 22 viktimash, dhe 5 të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Në këtë mbledhje qeveria ka vendosur që të ndajë nga 5 mijë euro familjeve të viktimave.

Gjatë kësaj mbledhje është vendosur që e hëna të jetë ditë zie në Maqedoni./KP