Rajon & Botë

Vërshimet në Indi: 96 të vrarë, 1 milion detyrohen të zhvendosen në kampe (Foto)

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga shirat e mëdhenj të sezonit në Indi u kanë marr jetën më shumë se 90 personave, ndërsa afro një milion njerëz të tjerë janë duke u strehuar në kampe të qeverisë, njoftojnë zyrtarët.

Reshjet e vazhdueshme kanë dëmtuar pjesë të tokave, i kanë nxjerr pemët me rrënjë dhe i kanë prishur kabllot e telefonave në disa dhjetëra rrethina në shtetet e Bihar në lindje, Assam në verilindje e largët dhe Himachal Pradesh në veri, shkruan AP, përcjell Express.

Në total 96 njerëz janë vrarë nga vërshimet në këto tri shtete gjatë kësaj jave, sipas zyrtarët indianë./Gazeta Express/