Rajon & Botë

Vërshimet godasin Japoninë, dy të vdekur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë konsiderohen të zhdukur nga vërshimet, të cilat goditën Japoninë pas tajfunit të fuqishëm javën e kaluar, njoftuan sot zyrtarët.

Mediat transmetojnë se më shumë se 20.000 persona në prefekturën Fukuoka janë këshilluar që të evakuohen dhe shumë shtëpi janë vërshuar në jugperëndim të vendit, transmeton AFP.