Fshatrat e malësisë së Tetovës janë goditur përsëri nga vërshimet. Shirat e rrëmbyeshëm pasditen e sotme kanë bllokuar rrugën Brodec-Shipkovicë.
Rruga është bllokuar nga prurjet e shumta të drunjëve, rërës dhe shkëmbinjve.
Banorët e kësaj zone që i kanë të freskëta pasojat e rënda nga vërshimet e vitit të kaluar akuzojnë pushtetin lokal dhe qeverinë se nuk kanë ndërmarrë asgjë për të parandaluar dëmet nga katastrofat.
Nga komuna e Tetovës njoftojnë se ekipet operative të komunës së kanë dal në pikat kritike dhe ka filluar pastrimi i rrugës.
Reshjet e shiut kanë rritur nivelin e lumit edhe në fshatin Reçicë e Madhe, por për momentin situata është nën kontroll dhe nuk ka vërshime apo dëme në pronat e banorëve.
Sipas parashikimeve të Qendrës për parashikime hidrometeorologjike, edhe në ditët në vijim, priten reshje të konsiderueshme të shiut në rajonin e Tetovës.
Përfaqësuesit e komunës ftojnë qytetarët që në rast nevoje, të drejtohen ne linjën emergjente 193. Nj vit më parë vërshimet në rajonin e Tetovës morën pesë jetë njerëzish dhe shkaktuan dëm material në vlerë prej 25 milion euro.