Banorët e zonave të përmbytura vazhdojnë të shfaqin shqetësimin e tyre lidhur me keqpërdorimin e ndihmave humanitare.
Sipas tyre dominon rregulli i më të fortit. Depërtimi i ndihmave në zonat më të thella të fshatit është më i vështirë, duke përjashtuar disa ndihma vullnetare që bëjnë xhiro nëpër të gjithë fshatin dhe tentojnë të ndajnë ndihma për të gjithë.
Banorët hedhin dyshime për keqpërdorimin e mundshëm të ndihmave, të cilat në fshatrat e përmbytur po arrijnë nga të gjitha anët.